LDK përkujton të rënët e masakrës së Reçakut

15.01.2017 11:57:52

Masakra e Reqakut 18 vjet më parë ishte ditë e dhimbjes, por edhe ditë e kthesës historike. Kjo ditë nxiti botën demokratike të rreshtohet në krah të popullit të Kosovës për realizimin e kërkesës legjitime – lirinë.

Lidhja Demokratike e Kosovës përkujton të rënët e masakrës së Reqakut dhe të njëjtën kohë shpreh përkushtimin për të realizuar aspiratat për të cilat kanë dhënë jetën të gjithë të rënët gjatë luftës.