LDK po dëshmohet edhe tash se është boshti kurrizor i shtetit të Kosovës!

13.06.2017 11:22:09

Nga Rexhep Kastrati

Vjosa Osmani ka denoncuar faktin se dikush ka keqpërdor emrin e saj për të hapur një faqe në emrin e saj. Prandaj, ajo kërkon që ta denoncojnë të gjithë, duke e distancuar veten nga e gjithë kjo. Edhe pse nuk është hera e parë që emri i Vjosës, apo edhe i të tjerëve është keqpërdorur për qëllime të qarta kundër LDK-së, megjithatl e bërë në këtë kohë të pritjes së rezultateve zgjedhore, dhe me kërcënimin thirrje për t’u mbledhur para selisë së LDK-së për të protestuar, është shumë shqetësuese për faktin se nuk dihet qartë se kush qëndron mbrapa gjithë kësaj dhe kush po përpiqet që të manipulojë militantët dhe mbështetësit e LDK-së. Në këtë kontekst, kjo është forma më e rrezikshme e manipulimit të opinionit, pasi që tashmë nga paraqitja me identitete fiktive në facebook, dhe nga paraqitja e militantëve të partive të ndryshme si militantë të LDK-së me komente fyese, tashmë po kalohet në nivel të politikës së rrugës. Është detyrë e institucioneve përkatëse të zbulojnë se kush qëndron mbrapa thirrjeve të tilla, në mënyrë që të hiqen të gjitha dilemat dhe të mos bijnë viktimë qytetarë të ndryshëm.  Mund të jenë të shumtë ata që mund të jenë të interesuar për të destabilizuar LDK-në, qofshin shqiptarë, apo edhe agjentura të shteteve të ndryshme, pasi që kjo forcë politike është boshti kurrizor i shtetit të Kosovës. Dhe në këtë kontekst, është mirë që Vjosa është distancuar nga keqpërdorimi i emrit të saj, por po ashtu, duhet pasur parasysh se Kadri Veseli mund të jetë i interesuar për ta goditur LDK-në, pasi që pavarësisht të gjitha intrigave, pavarësisht luftës speciale, pavarësisht përdorimi për interesa të tij të veglave brenda e rreth LDK-së, nuk ka arritur ta dëmtojë atë, por ka dëmtuar veten e tij dhe PDK-në, pasi që edhe nuk arriti të marrë kryeministrin, edhe humbi keq në zgjedhje, duke u ranguar në vendin e tretë si forcë politike. Edhe VV mund të jetë e interesuar, pasi që ajo ka shprehur dëshirën për koalicion me një fraksion të LDK-së, e së fundmi është shprehur për një koalicion me LDK-në pa Isa Mustafën. Në anën tjetër, agjentura serbo-ruse dhe të aleatëve të tyre janë tepër të interesuar për destabilizimin e Kosovës dhe për ta çuar në koshin e historisë shtetin e Kosovës. E nuk përjashtohet fare që të tre këta faktorë të bashkërendojnë veprimet. Përveç këtyre, nuk përjashtohet fare mundësia që të angazhohen sërish veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, që më parë kanë qenë publikisht të renditur mbrapa Vjosës. Kur them këtë kam parasysh gecët e Llaushës, të cilët në kohën kur partitë opozitare, më 2015 kishin vendosur çadra para godinës së Qeverisë, kanë mundur të vendosin çadra para selisë së LDK-së…