LDK takohet fshehtas edhe me Vetëvendosjen

19.10.2016 19:38:11

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Besnik Berisha, ka thënë se përfaqësuesit e subjekteve politike, kur flitet për çështje të rëndësishme aktuale në vend, takohen edhe pa prezencën e medieve,

“Politikanët shpesh herë takohen dhe diskutojnë edhe për gjëra që nuk pajtohen”, ka thënë Berisha. “Këtu përfshihen të gjitha subjektet politike parlamentare, pra edhe Vetëvendosje”.

Këto komente Berisha i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai theksuar se ka përfaqësues të Vetëvendosjes të cilët nuk pajtohen me politikat e Albin Kurtit dhe të lidershipit të subjektit më të madh opozitar, sikundër që ka edhe përfaqësues të LDK-së që janë më të afërt me opozitën.

“Ky nuk është krim. Nëse ata janë kundërshtarë politikë, kjo nuk do të thotë se janë armiq”, përfundoi ai.