LDK uron qytetarët me rastin e Vitit të Ri 2017

31.12.2016 18:23:50

Për të gjithë ju, viti që po e lëmë pas ka qenë shumë sfidues, sfida të cilat vetëm sa ju kanë forcuar dhe kanë bërë më dinamike jetën tuaj. Me rastin e ndërrimit të motmoteve, Lidhja Demokratike e Kosovës, ju uron Vitin e Ri 2017, duke ju dëshiruar shëndet, paqe, dashuri e mbarësi në familjet e juaja. Qoftë ky vit më i suksesshëm për ju.

Gëzuar për shumë mote!

Lidhja Demokratike e Kosovës