Lehtësohen procedurat për eksportin e produkteve kosovare

19.03.2017 17:08:35

 

Kosova ka lehtësuar dukshëm procedurat e eksportit, të cilat janë njohur në raportin e fundit të Bankës Botërore “Të bërit biznes”. Në këtë aspekt, rangimi ndërkombëtar i Kosovës është përmirësuar për 70 pozita në tri vitet e fundit.

Procedurat janë thjeshtëzuar përmes:
– Funksionalizimit të kanali i verdhë.
– Zbatimit të projektit “Dogana pa letër”.
– Zbatimit të pagesës elektronike të detyrimeve doganore “E-pagesa”.
– Kryerjen e procedurave për eksport gjatë 24 orëve, në 7 ditë të javës.
– Zvogëlimin e kontrolleve nëpër terminale në më pak se 10% të mallrave që eksportohen.
– Zbatimi i procedurave të lehtësuara dhe automatike për transitet.
– Kryerja e kontrolleve doganore dhe fito-sanitare konform rregullave të BE-së, ku vetëm një numër i vogël i nënshtrohet kontrollit/licencave.

Gjatë këtij viti do të adresojmë sfidat e mbetura:
– Do të punohet në reformimin e procedurave për pajisje me licenca të ndryshme, sidomos licencat gjatë eksportit të lëndës së parë.
– Do të shkurtohet kohëzgjatja e kontrolleve fito-sanitare në terminale doganore për produktet sezonale të pemëve dhe perimeve.
– Do të adresohet çështja mosnjohjes së deklaratave për mallrat kosovare me mbishkrimin e Republikës së Kosovës nga vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet i pavarur.
– Do të shqyrtohen me kujdes çfarëdo barriere për eksportet e mallrave kosovare në kuadër të vendeve të CEFTA-së”, ka njoftuar Ministri i Financave, Dr. Avdullah Hoti.