Vdes katër vjeçari që u kafshua para tre ditëve nga tufa e qenve në Kërçovë

19.03.2017 16:56:05

Katërvjeçari XH.U, i cili u kafshuar nga një tufë qensh ditën e premte, sot rreth orës 13 ju dorëzua plagëve dhe ndërroi jetë në Klinikën universitare “Karil” në Shkup

Katër vjeçari ishte sulmuar nga qentë në fshatin Baçishtë në Kërçovë, ndërsa ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë këtyre tre ditëve.

Nga MPB informojnë se do të bëhet obduksion i trupit.