Lekaj ia kujton Kadaj-Bujupit: Dikur qaje për kryeministrin

07.01.2018 16:38:05

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, iu ka përgjigjur ish-koleges së partisë, Donika Kadaj-Bujupi, tani deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i thënë se po shet moral në politikë.

Lekaj përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se cila është e vërteta e moralit në politikë, meqë Donika dikur qante pse po e pengojnë Ramushin të jetë në krye të ekzekutivit, kurse, sot po bën thirrje të mos jetë aty.

“Dikur qajë pse po e pengojnë Ramushin të jetë në krye të ekzekutivit. Sot po bënë thirrje të mos jetë aty. Cila është e vërteta e moralit në politikë, që bëjë thirrje për “politikë me moral”, Donikë!?”, ka shkruar Lekaj

Reagimi i Lekajt vjen pasi Donika Kadaj-Bujupi ka shkruar në Facebook se nëse me të vërtetë i është refuzuar viza nga SHBA-të, kryeministrit, këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër veç dorëheqjes.