Universiteti i Gjilanit nuk do të duhej të jetë një nga Ridizajnimet!?

07.01.2018 14:50:10

Shkruan:Refik HASANI

Hapja e Universiteteve publike, filloi në vitin 2009 në Kosovë që çdo qendër e madhe të ketë Universitet, tani ky projekt do të shqyrtohet në arsyetimin e themelimit të gjashtë institucioneve të larta.Ku përkundër nevojës dhe domosdoshmërisë për hapje të një Universitet ishte pikërisht në Gjilan por është themeluar me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi themelimin e Universiteteve Publike më datë 6 mars 2013, të cilën e miratoi Kuvendi i Kosovës më datë 31 maj 2013. Pas Universitetit publik të Prishtinës, në Gjilan është dashur së pari të themelohet një Universitet e tek pastaj në qytete tjera të Kosovës.. Kjo ishte nevojë dhe domosdoshmëri e kohës pas rrethanave të krijuara pas luftës së Kosovës dhe luftës të zhvilluar në krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë.Gjilani kufizohet dhe është i vetmi qytet si qendër e Rajonit , por që e ka edhe një specifik sepse kufizohet me dy shtete në këtë rast me Maqedoninë dhe Serbinë, pra është një trekëndësh që lidhet me Kumanovën-Preshevën–Bujanocin por edhe si Rajon i Anamoravës lidhet dhe kufizohet me Medvegjën. Zërat që gjithnjë po shtohen në opinion që puna e gjashtë Universiteteve do të shqyrtohet-Ridizajnohet për mbyllje dhe të rikthen e mbetën vetëm si Fakultete që ishin deri në ngritje të rangut të Univesriteteve. Duke marrë parasysh që më dt. 25.09.2017,Qeveria me një vendim shkarkoi bordin e Agjencionit të Kosovës për Akreditim,e më pastaj jan emëruar dhe është kompletuar ky bord. Fati dhe vazhdimi i punës së Universitetit të Gjilanit, pasi mbulon tri Rajone do të duhej të mirret parasysh edhe disa specifika për studentët që do të studijojn në këtë Universitet por në disa drejtime tjera e jo me këto pak drejtime që ka aktualisht. Vazhdimi i punës si Universitet nuk do të thotë të mos plotësohen standardet e akreditimit, arsyetimi dhe parashtrimi i domosdoshmërisë nga Menaxhmenti i këtij Universiteti duke inkuadruar kuadro profesionale, duke afruar programe të qëndrueshme për tregun e këtyre tri rajoneve, duke afruar cilësin e arsimit,etj Përmesë këtij shkrimi publikisht ju bëjë thirrje të gjithë Deputetëve të kësaj legjislature të Parlamentit të Kosovës nga Rajoni i Anamoravës e më gjërë përmesë një pike të rendit të punës por edhe duke parashtruar pyetje Parlametare drejtuar Kryeministrit të Qeverisë, Ministrit të MASHT,Këshillit Shtetëror të Cilësisë,Drejtorit të Agjencionit të Kosovës për Akreditim, lidhur specifikat e vazhdimit të punës së Universitetit i Gjilanit. Së pari marrim për bazë për të vazhduar punën si Universitet,ndihmes më të madhe do të mund të japin Menaxhmenti i Universitetit të Gjilanit me afromin e programeve, në zbatim të standardeve dhe cilësisë gjithnjë duke punuar me përkushtim në arritje të këtyre objektivave në arsyetimin që jan themeluar dhe të vazhdohet se ky insitucion i lartë nuk është vetëm në interes të Gjilanit e Anamoravës por edhe dy Rajoneve apo Krahinave që kufiziohen në këtë trekëndësh kufitar.

07.01.2018

Autori është i diplomuar në Master Shkencor në Universitetin e Prishtinës, ka trajtuar përmes disa punimeve e shkrimeve autoriale mbi domosdoshmërin e themelimit të një Universiteti publik në Gjilan.