Time Kadrijaj sulmon Donika Kadaj-Bujupin: Donikë, pitja hahet, tepsija mbetet!

07.01.2018 14:15:23

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së VV-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, në qoftë se i refuzohet viza për udhëtim në SHBA.

Kadriaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se “Ramush Haradinaj ma shumë se kushdo tjeter e ka dëshmu këtë dhe ne do vazhdojmë të besojmë të palëkundur në miqësin e përhershme me SHBA-të”.
Statusi i plotë:

“Paska fol Donika,

E moj Donik nuk ke faj ti, po faj ka AAK qe te sjelli ktu ku je duke të priveligju në qdo aspekt, e ti sot del e fol pikerisht për at njeri qe ti dha krejt, e sa për temën në fjalë ishe edhe ti kunder kesaj Gjykate, Kryeministri ska bërë gjë tjeter vetem se po i ruan qendimet e ma hershme.

Se kush është pro Amerikes , Ramush Haradinaj ma shumë se kushdo tjeter e ka dëshmu këtë dhe ne do vazhdojmë të besojmë të pa lëkundur në miqësin e përhershme me SHBA-të,

Ishte pikerisht Kryeministri që kërkojë që në tavolinën e Brukselit të jetë pjesë edhe Amerika,

Ishte pikerisht KM qe projektin ma të madh të pas luftës në investime ju jepet pikerisht Kompanive Amerikane.

Donik, kur e han piten, tepsija mbetet. TK”(sic.), ka shkruar Kadriaj.