Lekaj: Ka krizë të thellë politike në vend

14.09.2016 12:12:23

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj gjatë mbajtjes së mbledhjes së kryesisë sot, ka thënë se projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi nuk do të jetë në rend dite.

“Po e shoh një zbrazëtirë të koalicionit që nuk po e kryejnë punën pasi që vetëm 35 % e ligjeve janë miratuar. Sot ne jemi në kryesi, si Grup Parlamentar jemi kthyer në Kuvend për ti shtyrë proceset”, ka thënë Lekaj.

Ai tha se në vend ekziston një krizë e thellë politike, duke shtuar se ajo që po mbizotëron janë dy marrëveshje të cilat kanë lënë anash zhvillimin ekonomik.

 

 

Pikë kyçe e Kuvendit është Demarkacioni që një vit duke i lënë nën hije çështje tjera, si zhvillimi ekonomik e të tjera që janë në interes të qytetarëve”, ka thënë Lekaj.