Lekaj: “Më vije keq Mimozë, kokoriz sa të duash…”

05.03.2019 00:17:46

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i është kundërpërgjigjur deputetes së Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, pasi ajo e sulmoi sot atë për gjendjen në Komunën e Gjakovës.

Lekajt nuk i ka pëlqyer deklarata e deputetes Kusari-Lila, e cila ka sot thënë se “Gjakova nën sulmet e krimit të organizuar dhe mafisë së ndërtimit është me vite të tëra”.

“Këto sulme u ideuan prej vitit 2006 dhe me zell filluan zbatimin me ardhjen e qeverisjes së AAK intensivisht prej vitit 2007”, ka thënë Kusari Lila.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar, përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i AAK-së dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili dikur ishte edhe kryetar i Komunës së Gjakovës.

“Më vije keq Mimozë!

Kokoriz sa të duash, koha ime është shumë e çmuar për ta humbur me ty!”, ka shkruar Lekaj.