Lëndohet një punëtor në vendin e punës

15.09.2020 10:24:33

Është rrëzuar një punëtorë në Prishtinë derisa ishte duke punuar. Policia njofton se ai ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai është hospitalizuar për shkak lëndimeve.

Nga policia bëjnë të ditur se njësitet përkatëse janë duke e hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:15.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që i njëjti përderisa ishte duke punuar, në rrethana të panjohura është rrëzuar. Viktima është hospitalizuar për shkak të lëndimeve. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.