Policia ndalon tre persona, dyshohet se me traktor kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

15.09.2020 10:38:29

Njësiti i policisë kufitare ka ndaluar tre persona, të cilët dyshohet se kaluan një traktor me dru në kufirin Serbi-Kosovë në mënyrë ilegale.

Traktori ishte i ngarkuar me dru dhe në të ishin edhe tre të dyshuarit meshkuj kosovarë.

Traktori me dru është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor në Merdare. Rasti shkon në procedurë të rregullt.