Letër e hapur deputetëve të Kuvendit të Kosovës!

29.08.2018 13:57:03

Largone Hashim Thaçin, ose e morët në qafë këtë popull dhe këtë vend!

Deputetë të nderuar të kuvendit të Kosovës. Vendi ynë ndodht në rrezik të humbjes së një pjese të madhe të territorit, është në prag të defunksionalizimit total të tij.
Sot populli dhe vendi juaj i ka drejtuar sytë nga ju, sepse u ka armën e vetme që mundë ta përdorë për ta shpëtuar sovranitetin e vendit nga kriminelët në pushtet.
Menduam se jeni zgjedheja më e mirë, për ata edhe votuam për juve. Por vota jonë nuk ishte vetëm vijë në kutinë prej letre, por ishte edhe shpresë për ditë të vështira. Ju sot bani mbi vete barrën më të rëndë të historisë së kombit tonë, ate ua ngarkoi Hashim Thaçi, i cili me çdo kusht don ta shet sovranitetin e vendit. Ne, asnjëherë gjat historisë 200 vjeçare nuk kemi përfituar territor nga Serbia, por në vijimësi ajo është zgjeruar duke i t’kurrur territoret tona. Ajo mban më shumë territor se krejt Kosova e sotme, që nga Sangjaku i Nishit e deri në Luginë të Preshevës. Të nderuar deputet të kuvendit të Kosovës, po u ftoj publikisht që pamarrë parasysh përkatësinë tuaj politike apo fetare, të votoni dhe t’ia merrni pushtetin Hashim Thaçit para se ai t’ia marrrë sovranitetin vendit dhe pushtetin shqiptarëve.
Ju ftoj që të organizoheni dhe të votoni kundër tij, para se ai të nënshkruaj marrëveshje me Serbinë, sepse ajo do të jetë pastaj obligim ndërkombëtarë, dhe do të duhet përsëri shumë gjak e luftë për t’a shpëtuar këtë vend. Serbët janë atdhetarë por edhe luftëtarë, ata nuk shiten as nuk blihen për asnjë çmim kur është në pyetje atëdheu i tyre. Mos hyni edhe ju nëpër pazare të Sorosëve, rusëve e grekëve, sepse ska çmim që e paguan gjakun e derdhur të shqiptarëve, të cilët e dhanë jetën për lirinë e këtij vendi.! Mos e lejoni këtë idiot, të nënshkruaj marrëveshje në dëm të sovranitetit të vendit siç bëri me Kullëm e Çakorrin dhe me Dobëlldenë në kufi të Maqedonisë! Mos mbani shpresa as te Ramushi as te Fatmiri sepse ata e kanë dëahmuar që për pushtetin e tyre, janë në gjendje t’a t’kurrin sovranitetin e vendit. Votoni kundër Hashimave sepse kështu keni votuar për vendin tuaj. Largone Hashim Thaçin nga pushteti, sepse ai do të jetë çmimi më o shtrejtë që kanë për t’a paguar ky popull dhe kjo tokë ende e lagur me gjakun e njomë të bijëve të saj. Ata kanë për t’i mallkuar edhe pasardhësit tuaj.