Letër e hapur nga i biri i dëshmorit të Kombit Nijazi Azemi- Komondant Mjekrra

25.04.2020 12:40:46
Duke u nisur nga deklaratat e disa individëve, po edhe nga deklarata e fundit akuzuese e Shkëlzen Gashit po e shkruaj kêtë status.
Une jam i biri i një dëshmori, i cili e dha jetën për kauzën e drejtë kombëtare që të jetojmë të lirë te gjithe ne, pa dallim ideje, feje, race e kombi… nuk mund të rri indiferet, deri sa po shoh se si po shkelet e nēpërkembet gjaku i dëshmoreve dhe kauza e luftetareve te lirise ..
Kur degjoj se ju e akuzuat UÇĶ-në dhe luftëtarët e saj per krime lufte te cilet kinse paskan vrare njerez te pafajshem serb e shqipetare, dhe deklaruat se kjo Ushtri qenka kriminele , atëherë me vjen nder mend te pyes, se ku e keni strofullen ju ?! Mos e keni ne Beograd… Apo ciles agjenture sekrete i takon?!
Ne vend se ti te kerkosh drejtesi per 12000 qytetare te pafajshem e te masakruar, per 20000 gra te dhunuara , per mijra femije te humbur e te zhdukur , ku akoma nenat e tyre presin qe te iu kthehet qofte edhe kufoma ju e njollosni ushtrine tone qe luftoi kunder nje lufte me te padrejte ne bote qe e beri Serbia.
Kerkoj nga te gjithe qe te distancohen nga keto deklarata , si dhe nga kryeministri në detyre qe te pozicionohet ne te drejten duke shkarkuar dhe duke marre ne pergjigjesi individ te tille per keso deklarata.
sepse gjaku qe eshte derdhur nuk eshte uje, por nga ai gjak ka mbire liria e ketij vendi.