Letër e hapur VV’së dhe LDK’së! 

30.12.2019 13:44:18
Nga Adem Bytyçi
Ftohen  të dy partitë VV’ja, dhe LDK’ja, fituese të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, formone Qeverin, mos e dërgoni përseri vendin  në zgjedhje të parakohshme,  sepse vendi nuk e ka lluxin për një aventurë të tillë politike  përshkak të interesave tuja politike-karieriste dhe luftës të pa skrupullt për të fituar sa më shumë pushtet se cila  nga ju!
Të shpenzohen miliona për të orgonizuar përseri zgjedhje për shkak të ambicjeve të paskrupullta për pozita të njêrës apo tjetres parti ,në një kohë kur ky popull po përjeton një varfëri në vijimësi, paraqet shkallën më të lartë  të neverisë të sovranit ndaj këtyre dy partive, të cilave u besojë qeverisjen  e vendit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 06 tetorit 2019.
Nëse nuk do të merri vesh për ta formuar Qeverin edhe për aq kohë sa u ka mbetur në dispozicion, ta dini se vendit do t’i shkaktoni pasoja të rënda si në planin e mbrendshëm gjithashtu edhe në atë ndërkombêtar…
Shteti në mungesë të konstituimit të qeverisë se ardhshme , dhe përseritjës eventuele të zgjedhjeve të parakohshme do t’i dëmtohet funksionaliteti në sektorêt më të rëndësishëm të tij, prandaj edhe me të drejtë miqtë e Kosovës tërheqin vrejtjen se prolongimi i formimit të qeverisê nga të dy partit fituese të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ushqen  armiqtë e Kosovës , të cilët nuk pushojnë as ditë as natë për ta zhantazhuar  shtetësin e Kosovês dhe të ardhmen të cilën e meriton populli i Kosovës!
Edhe një herë, formone Qeverinë, mos e dëmtonin vendin tuaj  dhe   të ardhmen që me të drejtë e meritojnë qytetarêt  e vendit tuaj,  për interesa krejtësisht të pa kuptimta karshi pushtetit!