Letër Greqisë, prokuoria kërkon informacione shtesë për Balilin

14.03.2017 13:28:05

Organi i akuzës i ka dërguar një letër porosi Greqisë, ku kërkon informacione të tjera, mes tyre përgjimet dhe aktet e ekspertimit, lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë në shtetin fqinj janë arrestuar dhjetë persona, të dyshuar si bashkëpunëtor në trafikun e drogës.

Policia e Shtetit pak kohë më parë ofroi 50 milionë lekë të vjetra për infomacion për kapjen e të shumëkërkuarit Kelment Balili.

Duke garantuar anonimatin, policia ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni 0694109188.

Kelment Balili, dyshohet si i përfshirë në një organizatë kriminale për trafik droge dhe është etiketuar nga mediat greke si “Eskobari” i Ballkanit”.