Porto frymëzohet nga Barça, kërkon përmbysjen ndaj Juventusit

14.03.2017 13:46:12

Iker Casillas dhe në mënyrë indirekte, e gjithë Porto, do të synojnë sonte kundër Juventusit, të pamundurën, pasi janë frymëzuar të mërkurën e kaluar nga përmbysja spektakolare e ekipit të Luis Enrique, kundër PSG-së.

“Ne e dimë se është shumë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë çdo gjë. Do të përpiqemi të bëjmë një lojë të mirë, të fitojmë dhe pastaj të shikojmë se çfarë mund të ndodhë”, – ka thënë ish-portieri i Real Madridit në Facebook, teksa ka vlerësuar mundësitë e “Dragoes” kundër Juventusit, pas humbjes në ndeshjen e parë (0-2). Kualifikimi, megjithatë, nuk është vendosur, pranon Casillas. Ky është një mesazhi i qartë për lojtarët bardhezinj. Sidoqoftë, në letër, avantazhi i dy golave ​​duket mëse i mjaftueshëm për një ekip, si ai i Allegrit, që po ecën në mënyrë të qëndrueshme drejt “Scudetto” së gjashtë radhazi dhe nuk ka treguar shenja dobësie. Të premten, “Zonja e Vjetër” mundi Milanin 2-1, me Dybala që transformoi në golin e fitores një penallti, të akorduar në minutën e 97-të të lojës. Ashtu si në ndeshjen e parë, të dy portierët do të jetë në qendër të vëmendjes sonte. Buffon dhe Casillas janë dy portierët më të mirë në botë dhe kanë provuar së bashku një rrugë të shënuar nga sukseset. “Të shënoj gol kundër Casillas do të jetë e diçka veçantë për mua,” – tha Paulo Dybala, një nga kërcënimet ofensive të Juventusit sonte. Dybala, Mandzukic dhe Higuain formojnë një “trident” vdekjeprurës.