Majlinda i vë në shitje simbolet e Rios për t`i ndihmuar fëmijët

Majlinda i vë në shitje simbolet e Rios për t`i ndihmuar fëmijët

14.03.2017 13:56:45

Pjesën që mbante në shpinë në Lojerat Olimpike Rio 2016 ku shkruan emri i saj dhe vendi nga vjen e ka qitur në shitje.

Kampionja botërore në xhudo, Majlindja Kelmendi këtë veprim e ka bërë sot për të ndihmuar fëmijët me sëmundjen e leukemisë.

Kelmendi është bërë sot ambasadore e Fondacionit “Care for Kosovo Kids” organizatë kjo që ndihmon këta fëmijë, ndërsa ceremonia është mbajtur në Klinikën Pediatrike në Prishtinë.