Letër Metës e Ramës: Lironi kuksianët, hiqni taksën në “Rrugën e Kombit”

08.05.2018 11:42:41

Këshilltarët bashkiakë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës i kanë nisur një letër peticion Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit të vendit Edi Rama, ku i kërkojnë të ushtrojnë autoritetin e tyre për lirimin e 4 të burgosurve si dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë që dolën në protestë për tarifën e Rrugës së Kombit. Ndërsa shefit të qeverisë i kërkohet të anulojë taksën. Kjo protestë degjeneroi në dhunë dhe pati disa të arrestuar, nga të cilët, Apeli i Shkodrës ka lënë në burg vetëm 4 prej tyre.

Peticioni është nënshkruar nga këshilltarët e tre bashkive: Kukës, Has dhe Tropojë.

Në të thuhet:

“Në vijim të situatës së krijuar pas protestave për anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, ne, këshilltarët bashkiakë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ju kërkojmë si President i Republikës të ushtroni autoritetin tuaj ligjor për lirimin e 4 të burgosurve si dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë. Ne si këshilltarë bashkiakë do të vazhdojmë të jemi në mbrojtje të tyre deri në shpalljen si të pafajshëm.