Letër Zotiti t i shkruajmë për ty/ poezi nga Lejla Hoti

11.11.2020 01:25:49
LETËR ZOTIT T I SHKRUAJMË JO VETEM PER TY…
Përsëri mora nga loti yt
qe u rrokollis në faqe
e shkrova këtë rënkim ,,oh
Të rëndë sa toka dhëmbja ime, Fjollë
Me lotin tënd sonte çfarë ti shkruaj Zotit
vogëlushe ?
Kjo jetë qenka shumë e ashpër
rrallëhere më buzeqeshje
me ngjyren e lotit tënd
ngjyrë e lotiti tim
Zotit po ja shkruajmë lutjën
dhimbjet tuaja dhe gjithë fëmijëve të sëmurë
të lehtësohen, në të njejten kohe…
Kur ti voglushe rënkon
më behet se dëgjoj edhe rënkimet e tyre
që trishtojnë….
një zë nga brenda pëshpëritë,,
kjo botë veç trishtim…
rënkimet trishtojnë…..
Letër Zotiti ti shkruajmë
jo vetem për ty vogelushja ime
Bota do të ishte ma e bukur pa egoizem
pa sëmundje, pa uri…me sinqeritet e dashuri
Pak buzeqeshje të kalojnë
në fytyrën tënde ëngjëllore
atëhere çdo gjë ndryshe do të jetë
toka do të sillet më e lehtësuar
buzeqeshjet e fëmijeve kur behet melodi gëzimi.
Engjelli im, Fjollë
falja sonte kësaj natë të shënjtë
dhimbjet e rënkimet tuaja
Falja sonte gjithe rënkimet e fëmijeve të Botës
mëngjësi të dritësoj nga buzëqeshja
Paqe dashuri e shëndet Bota le të këtë…
1 Nentor2020