Dy poezi nga Shukrije Gashi

11.11.2020 01:41:39
Liria ka emër” edhe nesër
një shuplakë ploje më shumë
se batare plumbash shtegut
t’ gabuar kastile erdhën ata
morën gjithçka me veti
edhe andrrat janë t’ fortë
dhe nuk e njohin Lirinë
e urtisë as popullin që di t’heshtë
me vend e pa vend
“Liria ka emër”
e drejtësia asht dembele
mbi kambët e huaja
me naze ngjet a zbret shakallët
e kurdisjes
asnjë kambanë shkundi trishitin
as nesër…
Miqtë
(10 nëntor 2020)
Pala e tretë e tha kurrë
rrëfimin tënd as në dukje ti
as e shijuar si hija e sauropodëve tuaj
asnjë ecje këmbë largësi e sigurtë
një hap më tej dy hapa
prapa në një arenë të re trendi kozmetik
mode t’ qëndrueshmërisë
Gjithmonë ka diçka m’ shumë për t’u thënë
një fabul e menduar asnjanëse
le të vuajë ndërtimin e jorealitetit
përshtatje dëshirash palëve t’ treta
Mbaj vesh për më shumë kjartësi
zgjohu pa zbardhë dita
makthet dhe shokët e mashtrimit
ata thjesht e luajtën trillin
shfaqjen tuaj në mënyrë të përkryer
Nuk ka gëzim ecjeve
pa kujdes rrugëve t’ qelqta
fërgëlluar Mijëvjeçarit të ri
pas ëndrrave të thyera
Covid19 nuk është vetëm
vdekjet janë rutina e kujdesit t’ tij miqësor
njerëzit e thjeshtë kurrë nuk e bëjnë
dallimin n’ ndryshim
as fabula e rrëfimit të historisë së vjedhur
ndrroi fytyrën dje pas perdeve të dredhive
rrini me vesh n’ krah
pala e tretë nuk është rrefimi juaj sot…