Letra e ISIS drejtuar UP-së nuk është serioze

Letra e ISIS drejtuar UP-së nuk është serioze

15.02.2017 13:41:25

Letra kërcënuese të ISIS-it, drejtuar Universitetit të Prishtinës, në 47 vjetorin e themelimit të universitetit, duket se nuk është serioze.

Burime brenda policisë së Kosovës, kanë thënë për Telegrafin se janë në dijeni për këtë letër, mirëpo sipas tyre, nuk është diçka serioze.

Ndryshe, ceremonia për shënimin e 47-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës ishte paraparë që të mbahet në Sallën e Kuqe, por kjo është anuluar për shkak se në të ishte lënë një letër kërcënuese.

Kështu ka thënë sot për media, Afrim Hoti, prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare në UP, sipas të cilit në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë ishte lënë një letër.

Sipas Hotit në letër ishte shkruar “ISIS-i ka me sulmua me datën 15.02.2017. Shihemi te Zoti”.