Let’s Do It Kosova kundër fishekzjarrëve – proteston te Biblioteka

14.07.2018 20:56:52

Let’s Do It Kosova janë duke protestuar tek Biblioteka Kombëtare aty ku edhe pritet të fillojë koncerti i këngëtares Elvana Gjata.
Pas përfundimit të koncertit është paralajmëruar se do të hidhen rreth 1 ton fishekzjarre, për këtë veprim po e kundërshtojnë Let’s Do It Kosova.

Të njëjtit kanë protestuar edhe gjatë ditës, ndërsa masa të rrepta sigurie po e kontrollojnë zonën ku do të hidhen fishekzjarrët.