Lewandowski, 15 milionë euro në sezon me kontratën e re

05.12.2016 14:58:47

Robert Lewandowski ka arritur marrëveshjen me Bayernin e Mynihut për rinovimin e kontratës dhe zyrtarizimi do të bëhet shumë shpejt.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i Lewandowskit, Mark Barthel, i cili deklaroi se futbollisti pritet të nënshkruajë kontratën e re brenda këtij viti.

Robert Lewandowski u transferua te Bajerni i Mynihut nga Borusia e Dortmundit në verën e vitit 2014 për të nënshkruar me bavarezët deri në vitin 2019. Kontrata e re e sulmuesit polak me kampionët e Gjermanisë do të skadojë në vitin 2021 dhe paga e tij do të jetë 15 milionë euro në sezon, e njëjta shifër që përfiton edhe futbollisti tjetër i Bajernit, Thomas Muller.

Robert Lewandowski gjatë këtyre 3 sezoneve ka zhvilluar me Bajernin 120 ndeshje, duke shënuar 83 gola.