Libri i ri për Trump zbulon detaje të tmerrshme për të dhe gruan e tij

04.01.2018 16:06:03
Disa detaje të tmerrshme për presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe gruan e tij Melanian, janë zbuluar në një libër të ri që po botohet nga ish-këshilltari i tij kryesor, shkruan The Mirror.

Libri i ri i Micheal Wolff i quajtur ‘’Zjarr dhe tërbim’’ tregon detaje nga brenda Shtëpisë së Bardhë, të cilën ai e përkufizon si ‘’një punë fiksioni’’ nga Trump, miliarderi kaotik që nuk kishte dashur t’i fitoj kurrë zgjedhjet në SHBA.

Wolff zbulon detaje nga fitorja marramendëse politike e Trump, flet për aleatët, armiqtë e tij dhe për gruan e tij të tretë Melanian.

Në libër thuhet se Donald dhe ish-modelja Melania 47 vjeçare, flenë në dhoma të ndara- çifti i fundit që ka vepruar kështu ishte John dhe Jackie Kennedy.

Ndërsa, duke folur për rutinën e presidentit, Wolff zbulon se Trump ka një çelës për dhomën e tij, e pasi që mbyllet aty larg gruas dhe shërbimit ai ha hamburgerë deri sa po përcjellë hiq më pak se tre televizorë.

Besohet se presidenti preferon McDonalds dhe ushqime të tjera të shpejta sepse jeton me frikën se mund të helmohet, sepse sipas tij ushqimi i shpejtë është i përgatitur në një mënyrë dhe vend më të sigurtë se ushqimet tjera.

Wolff thotë se askush- as vetë Trump ose të tjerët që merrnin pjesë në organizimet e fushatës nuk besuan se ai do të mund të fitonte.

Ai shkruan : ‘’Kur zgjedhjet po përfundonin, Trump u bë më optimist. Qëllimi i tij kryesor ishte fitorja.’’

‘’Unë mund të bëhem njeriu më i famshëm në botë’’, i kishte thënë Trump një mikut të tij atë kohë.

Ish-krahu i djathtë i Trump gjithashtu shpjegon në libër se në natën kur u shpallën rezultatet finale për president të SHBA-së, gruaja e tij Melania Trump kishte qarë dhe ata lot nuk ishin lot gëzimi.