Liderët serbë kërkojnë mbrojtjen, por edhe restaurimin e kishës që iu vu flaka në Prishtinë

11.09.2016 14:08:06

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se do të insistojë në mbrojtjen dhe përfundimin e punëve në Kishën ‘Sveti Nikolla’ në kampusin universitar në Prishtinë, që dy ditë më parë persona të panjohur i vunë flakën.

“Katedralja e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Prishtinës po vazhdon të përdhoset, por këto sulme dhe çdo gjë tjetër që ndodh nuk do të na dekurajojë që të vazhdojmë luftën tonë dhe ne do të kërkojmë që të përfundojë ndërtimi i kishës dhe në ndërkohë të këtë mbrojtje”, ka thënë Jevetiq.

Jevtic, që mori pjesë në një liturgji në Ferizaj pohoi se serbët duan të jetojnë së bashku në paqe me shqiptarët dhe se nuk duhet të fitojë elementi radikal në Kosovë.

Ndërsa Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, se ekziston mundësia të këtë mbrojtje për kishën, porse kjo mund të bëhet vetëm nëse ekziston vullnet i mirë nga ata që kanë fuqinë për ta bërë këtë.

“Zjarrvënija në kishë është një turp i madh për të gjithë liderët shqiptarë të Kosovës dhe për ata që kanë levat e pushtetit,e po ashtu edhe komunitetin ndërkombëtar. Por ne do të vazhdojmë të kërkojmë mbrojtje për kishën dhe ndërtimin e saj”, ka thënë Stojanoviq.