Për 24 orë, 18 aktakuza kundër 20 personave

16.09.2020 12:45:01

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 18 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë 11 persona, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 14 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar 3 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 8 persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 2 personave, të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 1 person, për shkak të veprës penale “Ndërtimi pa leje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar 2 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 1 personi të dyshuar, si dhe ka ngritur 2 aktakuza kundër 2 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 4 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 3 personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar dhe ka ngritur 6 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale.