Zemaj i shqetësuar me grumbullimin e nxënësve në oborr të shkollave

16.09.2020 13:05:44

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka parë sot nga afër shkollat, për të parë se në çfarë niveli është respektimi i masave anti-Covid-19.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka qëndruar në shkollën “Ismail Qemali” në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

Zemaj ka thënë se ka parë se respektimi i masave ishte në nivelin e duhur.

Por, ka shprehur shqetësimin e tij për grumbullimin e nxënësve në oborr të shkollës.

Postimi i plotë i Zemajt në Facebook:

Gjatë vizitës në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, pash se respektimi i masave anti Covid, në hapësirat shkollore ishin në nivelin e duhur.

Shqetesuese është grumbullimi i prindërve në oborr të shkollës me arsyetimin e përcjelljes së nxënësve.

Lus prindërit që mos të shkaktojnë grumbullime në oborre të shkollave dhe i inkurajoj ata për kujdes të shtuar.

Do të jemi çdo ditë në teren, pa paralajmërim në shkolla dhe institucione të ndryshme për të parë se si zbatohen masat anti Covid.

Respektimi i rregullave anti Covid, do të sjell sukses edhe në mësim nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe arsimtarët!.