Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në Zvicër

08.03.2017 09:05:20
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër ju uron pëzemërsisht 8 Marsin nënave dhe motrave tona! Me rastin e 8 Marsit-Ditës ndërkombëtare të gruas, kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, shpreh urimet më të sinqerta me rastin e kësaj dite! Te nderuara nëna, gra dhe motra, ju urojmë Gëzuar 8 Marsin! Sot në këtë ditë, shprehim nderim te madh për sakrificat tuaja që fisnikëroni kaq shumë shpirtin, jetën në familjet tona. Ju urojmë këtë ditë që bartë respekt dhe dashuri të pafund, për ato që na dhanë jetë nga jetët e tyre. Për ato që gjenden pranë sado larg që të jemi, sa herë zemrat tona dëshpërohen, sa herë shpirtrat tanë rënkojnë. Në çdo familje, shoqëri dhe komb ju jeni simboli i dashurisë, ikona e saj dhe sakrifica për më të mirën.
Zoti ju bekoftë! Dega e LDK-së në Zvicër
Haki Latifi, kryetar