Prokurori i EULEX-it kërkon paraburgim për të dyshuarit e vrasjes së policëve të UNMIK-ut

06.07.2017 12:09:20

Prokurori Special i EULEX-it ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004.

Dy prej të dyshuarve Bajram Kiçmari dhe Alban Dizdari janë arrestuar dje pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në ndërkohë që i dyshuari i tretë që është Faik Shaqiri është ekstraduar gjatë natës së mbrëmshme nga Gjermania.

Urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar i Kosovës për procedurë paraprake.