Lidhja Demokratike e Kosovës përkujton veprën e ish-Kryetarit të Istogut Fadil Ferati

30.01.2017 18:04:04

Në shtatëvjetorin e ndarjes nga jeta e ish-Kryetarit të Komunës së Istogut Fadil Ferati, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryetari i Istogut z. Haki Rugova, bashkëpuntorë e miq nderojnë dhe kujtojnë veprën e Feratit.

“Fadil Ferati është shembulli më i mirë se si duhet qeverisur dhe shërbyer qytetarëve, ai këtë e dëshmoj me zgjedhjen e tij katër herë me radhë si kryetar i Komunës së Istogut.
Fadil Ferati ka lënë gjurmë të mira dhe të rëndësishme të punës dhe veprimtarisë së tij jo vetëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës por edhe për qytetarët e Istogut”- tha Sekretari i Përgjithshëm z. Ismet Beqiri.
z. Ferati vdiq më 30 janar në vitin 2010.
Lavdi jetës dhe veprës së tij.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës