Limaj: Nga sot po bashkohet vullneti i qytetarëve të Kosovës

04.09.2017 19:03:38
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj pas nënshkrimit të koalicionit me PAN ka thënë se nga ky moment Kosova e ka shumicën e konsolidura për formimin e institucioneve.

Ai ka thënë se kjo do të jetë një nisje për qeveri reformatore.

“Nga sot po bashkohet vullneti i qytetarëve të Kosovës, nga sot ky koalicion Kosova ka shumicë të konsoliduar, dhe nga ky moment është fillimi i ndërtimit të institucioneve. Shpresoj që do të jetë nis shërbim të nisjes së një qeverie reformatore”, ka thënë Fatmir Limaj.

Ende nuk dihet se kush cilat ministri do t’i drejtojë.