Limaj takim me strukturat Nismës së Prizrenit në Bjeshkët e Sharrit

27.07.2019 17:14:48

Nisma Socialdemokrate po vazhdon aktivitetet me struktura dhe aktivistë të saj.

Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka njoftuar të ketë kaluar pasditen e së shtunës me struktura dhe aktivistë të Nismës nga Prizreni dhe Dragashi në Bjeshkët e bukura të Sharrit.

“Entuziazëm dhe mobilizim i jashtëzakonshëm kudo i degëve tona anekënd vendit për sfidat e radhës”, ka shkruar kreu i Nismës.

Postimi i plotë i Limajt:

“Takime parapërgatitore me struktura dhe aktivistë të Nismës nga Prizreni dhe Dragashi në Bjeshkët e bukura të Sharrit. Entuziazëm dhe mobilizim i jashtëzakonshëm kudo i degëve tona anekënd vendit për sfidat e radhës.

Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta. #nejemigati #nismasocialdemokrate”, ka shkruar Limaj.