Limaj thotë se pa u shpërndarë Parlamenti me 81 vota, s’ka zgjedhje

25.07.2019 23:07:06

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për situatën aktuale në vend, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Limaj ka thënë në T7, se “pa një marrëveshje të forcave politike, nuk mund të shpërndahet parlamenti, dhe s’ka zgjedhje”.

Ai ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka të drejtë ta shpërndajë Parlamentin.

“S’ka rrugë tjetër për zgjedhje pa u shpërndarë Parlamenti”, është shprehur Limaj.

“Shpërndarja e Parlamentit s’mund të bëhet pa 80 vota, prandaj është i nevojshëm konsensusi i partive për datën e zgjedhjeve”, ka theksuar ai.