Limaj viziton për ngushëllime familjen Haradinaj

17.06.2018 15:04:11

Zëvendëskryeministri i vendit Fatmir Limaj, ka vizituar familjen e kryeministri Ramush Haradinaj, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të kreut të Qeverisë, Hilmiut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lima përmes një postimi në Facebook.

”Në familjen e kryeministrit Haradinaj për ngushëllime me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi!

Ramushit, Dautit dhe gjithë familjes Haradinaj u shprehëm ngushëllime për vdekjen e Bacës Hilmi.

Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Hilmi!

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën kontribuoi e dha gjithçka!

Lavdi!”, ka shkruar Limaj.