Thaçi: Keq që ka ndodhur arrestimi i gylenistëve

29.05.2018 22:36:53

Thaçi në intervistën në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka folur edhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Presidenti Thaçi ka theksuar se ka qenë një çështje teknike e izoluar e cila nuk ndikon në marrëdhëniet Kosovë-Turqi.

“Orientimi i Kosovës është i qartë anëtarësimi në NATO dhe në Bashkim Evropian, jemi populli më pro-evropian dhe më pro-amerikanë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se ajo qka ka ndodhur me gylenistët nuk do të ndodhin në të ardhmen.

“Nuk ka qenë dashur të ndodhë dhe është keq që ka ndodhur”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se janë në pritje të marrjes së informacioneve të plota nga komisioni që është formuar, dhe pastaj do të dalin me një qëndrim zyrtar.

Thaçi tha se ka biseduar me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan pas këtij rasti.