Lipjan: Aksident trafiku, lëndohet njëri nga ngasësit

29.01.2017 17:21:56

Policia e Kosovës raporton për një aksident trafiku në mes të dy veturave me ngasës meshkuj në qytetin e Lipjanit.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.