Vendimi i Trumpit për emigrantët shkakton konfuzion në Amerikë

29.01.2017 16:51:44

Urdhëri ekzekutiv i Donald Trumpit për të ndaluar emigrantët dhe refugjatët ka rezultuar me një konufizion të gjerë në të gjitha aeroportet ditën e shtunë.

Trump e ka dhënë këtë vendim të premten, por zyrtarët në Departamentin e Sigurisë Kombëtare nuk e shohin të mbështetur në analizat ligjore këtë vendim të nënshkruar dje, raporton CNN.

Burimet kanë deklaruar se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë kërkuar këshilla ligjore, nga Zyra e Përfaqësuesit ligjor para se Trump ta nënshkruajë këtë urdhër.

Donald Trump në Zyrën Ovale ka deklaruar se ky vendim “është duke shkuar shumë mirë”, kurse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë theksuar se qytetarët kanë qenë të informuar për vendimin dhe nuk është dashur të tentojnë hyrjen në aeroporte, pasi disa nga ta edhe janë arrestuar.