Lipjani: Kamioni godet këmbësoren (Video/Foto)

15.08.2016 14:41:04

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Shqipëria” në Lipjan, ku një kamion ka goditur një këmbësore derisa po kalonte rrugën.

Gruaja ka pësuar lëndime të rënda, derisa ekipet e emergjencës dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes,transmeton Ulpianapress.