Vrasja dhe vetëvrasja në Kavajë, zbardhet letra e lënë nga autori

15.08.2016 14:39:22

Një krim i rëndë është zbulua sot pas vetëvrasjes së një 65-vjeçari në Krutje të Lushnjes, i cili më parë në Golem të Kavajës kishte vrarë një vajzë 29 vjeçe, e identifikuar si Jonida Çanaku.

Por pak para se të bënte vetëvrasje, lushnjari Sokrat Shanaj shkroi një letër dhe e la në tavolinën e banesës në Krutje të Lushnjës.

“Jonida ndodhet tek shtëpia e Ludit në Golem. Shtëpia ndodhet përballë pishinës së një hoteli. Hotel P… Banesa në katin e katërt, Jonida është nga Kryekuqi”, shkruan me pak fjalë në letrën e lënë si amanet nga lushnjari 65-vjeçar.

Letra mban datën 14 gusht dhe është firmosur nga viktima Sokrat Shani, shkruan mapo.al.

Mësohet se në banesën e saj ne Golem, ne katin e 4 është gjetur e mbytur Jonida Çanaku, 29 vjeçe.

Sipas policisë, e reja është vrarë nga Shani, ndërkohë që ky i fundit, në kushtet e një depresioni të thellë ka vrarë veten në Krutje të Lushnjës me një pistoletë tip “TT”.

I moshuari e ka kryer krimin monstruoz me një litar. Vajza ishte studente dhe priste të nistë vitin akademik.