Lirohet Naser Kelmendi

02.08.2018 18:38:09
I akuzuari për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar, Naser Kelmendi është liruar sot nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Apelit.

Po ashtu, për Insajderin, rastin e ka konfirmuar edhe avokati i tij Besnik Berisha, i cili i ka thënë gazetës se Naser Kelmendi është liruar sot nga paraburgimi.

Kelmendi ishte dënuar më gjashtë vjet burgim, më 1 shkurt të këtij viti, për shpërndarje të drogës.

Ai është gjetur fajtor për pikën 8 të aktakuzës, e cila thotë se ai ka vepruar në Bosnje e Hercegovinë me tre burra të tjerë duke vënë në qarkullim 25 kg substancë narkotike të tipit heroinë.