Lista Serbe për kalimin e Demarkacionit ve kushte

27.02.2018 19:53:03

Analisti politik Fatmir Sheholli ka thënë se është i bindur që disa deputetë të Listës Serbe do të ndërrojnë qëndrim dhe do të votojnë për ratifikimin e ligjit për demarkim të kufirit me Malin e Zi.

 Ai ka deklaruar se qëndrimi i Listës Serbe është krejtësisht i kundërt me dëshirat dhe pritjet e qytetarëve serbë të Kosovës, rrjedhimisht është i kontrolluar dhe diktuar nga Beogradi zyrtar.

“Qëndrimi i Listës Serbe është i kundërt me interesat e serbëve në Kosovë. Sipas të gjitha gjasave, ajo po flet atë që do Beogradi, jo serbët e Kosovës. Ka një shpërputhje absolute mes asaj që do ajo dhe atë që duan qytetarët serbë të Kosovës”, ka thënë Sheholli.

“Do të kemi deri nesër paraqitjen e deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. Por ajo ka vënë kushte për kalimin e kësaj çështje. Kushtet e tyre janë themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, komuna të reja me shumicë serbe. Duhet thënë se Sllobodan Petroviq, lider i SLS-së, nuk ëshë pjesë e kësaj mendësie”.