Moti i ligë ia pamundëson Haradinajt kthimin në Prishtinë

27.02.2018 20:47:17

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij nuk ka mundur të aterojë sot pasdite në Prishtinë.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka bërë të ditur se disa fluturime janë anuluar. Por nuk e ka konfirmuar nëse në ndonjërin nga aeroplanët ka qenë kryeministri.

“Tri fluturime janë anuluar. Ne nuk jemi përgjegjës për emrat e udhëtarëve që janë në aeroplan dhe nuk mund të japim informacion se a ka qenë kryeministri në atë aeroplan apo jo”, ka thënë Gara.

Ajo ka treguar se deri në orën 24 janë të parapara disa aderime të ndryshme.

Mirëpo lajmi.net merr vesh se për shkak të motit është pamundësuar aterimi i kryeminstrit në Aeroportin e Prishtinës.

Ndryshe mbi vendin tonë tash e disa ditë po mban mot i ligë dhe me reshje të borës.