Lituania një shtet baltik gjendet në vijën e frontit të tensioneve në rritje në mes Perëndimit dhe Rusisë, duke thënë se Kremlini është përgjegjës për sulmet kibernetike që kanë goditur kompjuterët e qeverisë gjatë dy viteve të fundit.
Kreu i sigurisë kibernetike tha për Reuters se tri raste të sulmeve ruse në kompjuterat e saj të qeverisë ishte zbuluar që nga viti 2015, dhe ka pasur 20 përpjekje për infektim të atyre këtë vit, shkruan Retuers.
Kremlini nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters me shkrim për të komentuar pretendimet lituaneze.
Por Rusia edhe në të kaluarën ka mohuar akuzat për pirateri në institucionet perëndimore.








































