Lladrovci për takimin Thaçi-Kurti: Shtëpia nuk mbahet me inat

05.01.2020 20:52:12

6 janari mbeti data për takimin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

E gjithë kjo pas tri ftesave të dërguara nga Thaçi tek Kurti dhe refuzimi i tij për t’u takuar.

Së fundi ai i dërgoi një letër presidentit ku i caktoi datën 6 janar si takimin mes tyre.

Presidenti e pranoi kërkesën e Albin Kurtit, dhe caktoi orën e takimit, pra takimi do të mbahet të hënën me fillim prej orës 15:00.

Se ky takim do të mbahet është konfirmuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por një natë para këtij takimi, anëtari i PDK-së, njëherësh kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar duke thënë se “nuk mbahet shtëpia me inat”.

Sipas tij nuk pritet të ketë takim nesër, për shumë arsye duke theksuar se egoja nuk mund të qëndrojë mbi situatën.

Postimi i plotë i Lladrovcit pa ndërhyrje:

Nuk mbahet shpia me inat!

Nuk pres me pasë takim nesër, për shumë arsye. Moti është paralajmëruar kjo qasje e mospërfilljes dhe demonizimit.

As nuk bëhet, as mbahet shteti me inat. Egoja nuk mund të qëndrojë mbi situatën!