“Llumi i shoqërisë”, Rama sulmon opozitën: Mallkimi i vjetër që do të zhbëhet të dielën

23.04.2021 14:55:05

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të disa videove në emisionin “Breaking” në Top News”, ku një kandidat për deputet i LSI-së po bënte pazare për blerjen e votës. Gjithashtu në postimin e tij në “Twitter” përmend edhe kërcënimin që kandidati për deputet i PD-së, Xhelal Mziu, bëri në Dibër.

Kreu i qeverisë shprehet se “kur kapen duke blerë vota me zë e me figurës, shfaqen deri në fund ashtu si janë:Llumi i shoqërisë”.

“Llumi i shoqërisë”, Rama sulmon opozitën: Mallkimi i

“Vrasin,kërcënojnë,akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS,e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë:Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën!”, shkruan Rama në Twitter.

Ndërkohë në emisionin “Breaking” u transmetuan sot një video ku dëgjohet kandidati i LSI-së, Etjon Joka, në bisedime për blerje votash në Tiranë. Ai është i renditur i 12 në listën e Tiranës. Joka në diskutimin me qytetarin kuptohet se ky i fundit i ka bërë rreth 100 veta.