Vrasja e Pjerin Xhuvanit që tronditi opinionin publik/ Reagon Jozefina Topalli dhe tregon skenarët: Nuk janë incidente, por strategji dhe linjë konflikti. Të hënën nuk do të ketë më të drejtë të flisni

23.04.2021 15:37:12

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Elbasanit dy ditë më parë, ku mbeti një i vdekur dhe katër të plagosur.

Jozefina Topalli, vuri shenjën e barazisë mes 3 udhëheqësve të partive kryesore në vend për ngjarjen e Elbasanit, por edhe për shitblerjen e votës

Pas 3 dekadave që e kanë lënë Shqipërinë këtu ku jemi. Edhe zhvillimet e fundit, ngjarja e Elbasanit dhe blerja e votës në të gjithë Shqipërinë nga të tre palët, janë identifikimi me mendësinë dhe me mënyrën me të cilën kërkojnë të mbajnë ose të marrin pushtetin. Çdo ditë që kalon, unë vetëm brenda vetës është marrë vendimi për t’i shpallur luftë ndaj 3 kryetarëve, për të mbyllur një periudhë tranzicioni, duke tentuar në krijimin e një elite të re politike. Unë nuk besoj që këto janë incidente, por janë strategji dhe kjo është një linjë konflikti, e cila ka filluar përpara fillimit të fushatës”.

Më tej, Topalli u shpreh se tentativa për të blerë vota në Shkodër është shumë e madhe. “Edhe më e rëndë se blerja e votës është vendimi i ndonjë kryetari partie, i cili mendon se do të zgjidhë problemin e blerjes apo shitjes së votës, edhe pse e bëjnë vetë, përmes pushkës apo përmes gjakut. 3 dekada më parë nuk kanë qenë kaq e degraduar gjëja. Të dëgjosh sot të flitet, apo të shohësh skena të dhimbshme vrasjes apo të shohësh që forca politike kanë ndërtuar gjoja për ruajtjen e votës, skuadra të njerëzve me armë, të paautorizuar, është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhte. Por, edhe ajo që kemi dëgjuar dje në Dibër është mendësia që përcillet nga lidershipi i opozitës për të prishur procesin zgjedhor. Kur ka vrasje apo blerje votash kjo është për të prishur procesin apo për të përgatitur justifikimin për humbjen e radhës.

Kjo tregon se sa të pasigurt dhe të frikësuar janë ata përpara votës. Ftoj çdo qytetar të mos qëndrojnë në shtëpi. Ju që nuk doni as Ramën, as Metën dhe as Bashën, jepini atyre një votë ndëshkimi, pasi në të kundërt, të hënën nuk do të ketë më të drejtë të flisni. Këto zgjedhje vendosin më shumë se një mandat 4-vjeçar”.