Lot i valë-dhembja jote Fjollë

10.04.2021 00:48:00

LOT I VALË

Dhembja jote Fjollë

si se grisë a atë kupë të qiellit

dhembja jote si si shuan gjithë yjet

qe si dritëza të vogëla gezimesh

natën vone ndriqojnë?

Dhembja jote

atë top të henes qysh se vret

s di pse Fjolle

dhembja pse s behet plaf i errtë

atë  dritedielli  ta mbulojë?

E atëhere dikujt ti bije ndermende

se në këtë botë

në të gjitha anet e rruzullit tokësor

ka duar të vogla,

ka duar të pafuqishme

ka duar të pafajshme

qe nuk munde të vishen

nuk munde te  ushqehen

as ta mbrojne  fatin e tyre të zi.

Fjollë

sa here të kam thenë

s je e vetmja në botë

qe sëmundja  godet

s je e vetmja që rënkon

oh vogëlushja ime e pafaj

kjo Botë është e mbushur më plotë si ti

kjo botë e eger me kaq pamundesi…

Fjollë

ti qan …

ti  s flet …

ti s ecë …

por her-here ti falë dashuri

ti falë buzëqeshje,

ngrihesh  mbi dhëmbjet tuaja të ashpera

vogëlushja ime e mirë  e buzëqeshje falë

ti  vlerson qe botën e mbanë dashuria

fat im i lidhur nyje…

Fjollë

o loti im i valë

Kur loti rrokolliset mollëzave tua

mbi dorën time shkruan vargun pa metaforë

shkruan vargu pa rimë

ky varg-loti, vogelushja ime

ndoshta një ditë do trokas

ne ndergjegjen e njerëzimit

për duart e vogëla  e të pafuqi

për duartë e vogëla qe  kërkojnë mirësi..

kur loti yt rrokolliset

zemra ime, s ka si të mos nxjerrë

vargun më të trishtë…

që ditën e lidhe nye…

S  ka gezim, kur ti rënkon

Vogëlshja ime

qajmë unë e ti

për dhjetra e çindra pamundesi

dhe kërkojmë bota e eger  të shrrënjoset

aty ku lot femije lëshohet

Mos te na genjejne qe ka lumturi

ku lot i femijes qane pamundesinë …