Lotet e xhelatit t’krisur, presidentit serb, Aleksander Vuqiq !

27.03.2019 23:08:06

Nga: Fatmir Bajraj

Përvjetori i 20-të, i ngadhnjimit të vlerave përballë antivlerave. Xhelati Vuqiq të cilit mëndja dhe ora i kanë ngelë para 12 Qeshorit 99-të, diku në vitin 1945, 1913, 1878…! – Lot deshprimi ç’njerëzor, jo për viktimat, tragjedinë dhe katrahurën që i shkaktuan Kosovës dhe shqiptarëve n’fund shekullin e kaluar, jo për vrasjët, masakrat dhe deportimet masive që synim kishin, spastrimin etnik dhe zhbërjën e Kosovës shqiptare, dhe të vetë shqiptarëve si specie, por ; – Lot, pse Serbia humbi rastin t’a qoj deri n’fund ëndrrën serbe t’pushtimit definitiv të Kosovës, dhe t’spastrimit etnik nga shqiptarët, njëherë e përgjithëmonë, – Lot zhgenjimi për deshtimin ushtarako-luftarak të Serbisë hegjemoniste dhe nacional-shoveniste n’luftën e fundit të Kosovës dhe për Kosovën, përkundër epersisë marramendëse tekniko-luftarake n’raport me shqiptarët etnik të Kosovës, – Lot zhgënjimi e deshpërimi deri n’palcë për deshtimin dhe pësimin fiasko të planëve serbo-mëdha që nga mesjeta e deri tek “Naqertanija” e Garashaninit, memorandumet serbe të Qubrilloviqiqt, Ivo Andriqi, A.Rankoviqit dhe atë të ASHA të Serbisë së Millosheviqit…! Ktheje faqën e Re t’historisë Vuqo, e vjetra ka ikë që gati 20 vite. A ka m’a tragjike për një popull, siq është populli serb, i cili edhe pas dy e ma tepër dekada, nga koha kur popujve fqinjë i shkatuan krime të tmershme deri në nivel gjenocidi, dhe klasa politike e saj, përfshi edhe presidentin, jo vetëm që s’kanë reflektuar, por vazhdojnë t’mallkojnë humbjën e mundësisë që t’zhbëjnë e sundojnë të tjerët ! Kah e shpije kjo mëndësi dhe doktrinë hegjemoniste dhe n’thelb fashiste, Serbinë dhe popullin serb ? Me gjasë, jo n’mesin e shoqërive të përparura e demokratike të botës së qytetëruar dhe në civilizimin Euro-përenedimor. Kjo logjikë ; luftënxitëse dhe ekpansioniste, e trasheguar nga e kaluara e errësirës mesjetare serbe, dhe e promovuar n’fund shekullin e kaluar dhe vazhdon t’jetoj edhe sot e gjithë ditën n’Serbinë e sotme, e sjellë popullin serb në një perplasje me vlerat të cilat popujtë e Europës kanë përqafuar tani më ! A jemi Ne, jashtë orbitës së kësaj t’smuare t’Ballkanit, dhe cila do ishte sjellja adekuate e jona ? Konsideroj se Kosova dhe shqiptarët, që nga 12 Qeshori i 99-tës, kanë hapur një kapitull t’ri t’historisë, duke thye njëherë e mirë Serbinë armike në t’gjitha rrafshet & frontet, dhe s’fundmi edhe në atë luaftarak, falë ndihmës vendimtare të SHBA-së n’krye të Aleancës Verio-Atlantike (NATO), të ciles i parapriu politika aktive paqësore e Presidentit historik Rugova, e cila u deshmua si vizionare n’ruajtjën dhe n’kultivimin e miqësisë me botën e qytetëruar Euro-përendimore në njërën anë, dhe ; – Poltika e krisur e rgjimit kriminal të Millosheviqit mbi të tjerët, politikë e domonimit dhe e ekspansionit nacional-shovenist në krijimin e Serbisë së Madhe, n’anën tjetër ! Kosova dhe shqiptarët, duhet t’ndjekin rrugën e integrimeve Euro-Atlantike, duke promovuar vlera të demokracisë përendimore, pa lenë anash ; zvillimin ekonomik dhe shtetin ligjor, leva të cilat lënë shumë për të deshiruar, fatkeqësisht. Me Serbinë, t’kemi kujdes që t’mos bijmë n’grackën e saj, grackë të cilën ajo e përgaditi për tjerët, por ra vetë n’të.